Profesori Universitar Mersim Maksuti kërkon debat për provimin e jurispodencës

Gazetar:Bashkim Sulejmani

Profesori universitar Mersim Maksuti kërkon që Fakulteti Juridik pranë Universitetit të Tetovës të organizoj debat publike lidhur me nismën e kolegut të tij Bashkim Selmani, për provimin e jurisprudencës në shqip. Maksuti thotë se nuk duhet të mungojë mbështetja institucionale për studentët.

“Fakultetit juridik i takon të bëj një debat publik, se kjo do ishte forma më e mirë e mbështetjes së studentëve, por jo vetëm fakulteti juridik, por kjo është brengë përgjegjësi e barë që i takon edhe universitetit, edhe atë jo vetëm universitetit tonë por universiteteve shqiptare. Ne jemi në mbështetje të tyre por mbështetja jonë më e mirë do ishte të ishte më institucionale, edhe pse gjithnjë kur ka qenë në pyetje kërkesa e studentëve ne kemi qenë pranë tyre dhe do jemi deri në realizimin e të drejtës së tyre”, u shpreh profesori Maksuti.

Selmani ditë më parë tha se studentët janë në mbështetje të tij, por jo edhe institucionet apo profesorët.

“Ftoj gjithë pedagogët që të jenë pjesë e jona të krijojmë një strategji bashkë dhe t’iu dalim në ndihmë për të drejtën reale. Sepse në Maqedoni kohëve të fundit realisht çdo gjë që është shqiptare është e kufizuar dhe ne përballemi me kufij të ri ligjor. Unë shpresoj që këto kufij që këto kufij ligjor që qeveria ua ve shqiptarëve shpejt ose t’i mënjanojmë ose do përballemi drejtpërdrejt me të vërtetën aq sa jemi taksa pagues. Nuk mund një komb të ketë të drejta 20 për qind ndërsa detyrimi njëqind për qind”, tha profesori Bashkim Selmani.

Sipas Selmani sa herë që ka nisma për të drejtat e shqiptarëve, ngrihen dilema të panevojshme juridike dhe kërkohen interpretime shtesë./alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button