Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron ulje të madhe të çmimit të derivateve nga e hëna
Mbulim Mickoski
Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron ulje të madhe të çmimit të derivateve nga e hëna. Sipas tij ulje më të madhe do të ketë dizeli edhe atë për 7 denarë, ndërsa benzina për 4 dënarë. Mickoski tha se finalizimi i bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit do ta stabilizojë çmimin e derivateve në bursat botërore dhe situatën në fushën energjetike, por megjithatë sipas tij procesi nuk do të përfundojë sot për nesër.
“Ne bëjmë përllogaritjet tona, pak është rritur edhe vlera e dollarit. Pres që të hënën në bazë të këtyre përllogaritjeve, benzina do të ulet dikur për 4 denarë për litër, ndërsa dizeli presim të ulet për 7 denarë për litër. Kështu që të presim të hënën që Komisioni Rregullator i Energjetikës të njoftojë edhe zyrtarisht”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër./Alsat.mk.








