Dy raste të përdhunimit të fëmijëve në Kavadar dhe Negotinë, në rastin e parë bëhet fjalë për incest

Dy raste të përdhunimit të fëmijëve në Kavadar dhe Negotinë, në rastin e parë bëhet fjalë për incest

Gazetar: Mihajllo Donev

Prokuroria e Kavadarit hapi hetim për dy raste të veçanta të përdhunimit të fëmijëve nën moshën 15 vjeçe. Në rastin e parë, një baba dyshohet se në disa raste e ka përdhunuar vajzën e tij 13-vjeçare. Sipas Prokurorisë ai këtë akt e ka kryer në gjendje të dehur. Në këtë rast, nuk ka asnjë informacion nëse prokuroria ka kërkuar paraburgim, dhe dënimi i dhënë ndaj tij për përdhunimin e fëmijës së tij është maksimumi tre vjet burg.

“Prokuroria e Kavadarit po zhvillon procedime dhe ka propozuar masën e paraburgimit ndaj një babai nga Kavadari i dyshuar për akte të tjera seksuale ndaj vajzës së tij 13-vjeçare. Ai e preku vajzën në gjendje të dehur në disa raste”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike Kavadar.

Në rastin e dytë, dy persona nga Negotina, kishin kryer marrëdhënie seksuale para të miturit, derisa ai i regjistronte ato me telefon. Njëri nga të dyshuarit madje kishte marrëdhënie me fëmijën në këmbim të parave.

“Ata kanë pasur marrëdhënie seksuale para një fëmije të mitur, i cili i ka filmuar me telefon celular. Në korrik të vitit të kaluar, kur fëmija ishte 14 vjeç, një nga dy të dyshuarit e ka detyruar vazhdimisht të miturin për marrëdhënie seksuale me të, për të cilat i ka dhënë mjete në para”, njoftojnë nga Prokuroria Publike Kavadar.

Për të dyshuarit, prokuroria propozon një masë efektive paraburgimi dhe dënimi i dhënë ndaj tyre për veprën penale- përdhunim i fëmijës është tetë vjet burg. /Alsat.mk

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button