Prokuroria hap dy lëndë për falimentimin e bankës “Eurostandard”

Prokuroria Themelore Publike me dy lëndë për falimentimin e Bankës “Eurostandard”. Gjatë seancës mbikëqyrëse në Komisionin për Financa dhe Buxhet, Prokurori i Shtetit Lubomir Joveski, nuk tregoi shumë detaje rreth hetimeve, në mënyrë që të mos rrezikonte procesin e hetimit dhe të prekurit. Ai theksoi se të gjithë personat për të cilët provat dhe faktet do të tregojnë se janë të përfshirë në falimentimin e bankës, do të hetohen.

Në Prokurorinë Themelore Publike në lidhje me bankën e falimentuar “Eurostandard, janë  formuar dy lëndë. Një në Prokurorinë Themelore në Shkup që lidhet me njoftim në Drejtorinë e Policisë Financiare për keqpërdorim të pozitës zyrtare, sipas nenit 353/3 të Kodit Penal. Lënda është formuar kundër një personi juridik. Lënda e dytë është formuar në Prokurorinë Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, bazuar në disa padi penale dhe paraqitje për parregullsi në punën e bankës”-tha Lubomir Joveski, prokuror.

Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska Bezhovska tha se që nga viti 2013, 70 masa të rregullta dhe të jashtëzakonshme janë ndërmarrë për të shpëtuar bankën, 40 prej të cilave në dy vitet e fundit. E revokuan licencën për punë të bankës pasi pronarët nuk siguruan para për rikapitalizimin e bankës, do të thotë ajo nuk kishte më para për funksionimin normal.

Nëse nuk keni kapital të mjaftueshëm dihet se cila është zgjidhje, rikapitalizimi. Këtë vit nuk i plotësua kushtet që ishin paraparë për gjysmëvitin e parë”-pohoi Anita Angelovska Bezhovska.

Pronari i bankës, Trifun Kostovski, akuzoi se mbyllja e bankës është një vepër e krimit të organizuar.

Me bindje flas se bëhet fjalë për krim të organizuar, i cili nuk ka filluar para një viti, por shumë vite më herët. Masat që theksoi Guvernatorja, absolutisht, nuk janë në rregull në shumë aspekte”- deklaroi Trifun Kostovski, pronar i bankës Eurostandard.

Seanca mbikëqyrëse u përdor gjithashtu për të politizuar rastin. Deputetët e VMRO DPMNE-së akuzuan se 29 kompani nga Strumica, të cilat janë të ndërlidhura, duke përfshirë edhe një kompani e Vice Zaevit, ndaluan pagimin e kësteve të kredive disa muaj para falimentimit. Nga LSDM theksuan se edhe një kompani e afërt me udhëheqësin e opozitës Hristijan Mickoski, gjithashtu ka përdorur kredi. Sidoqoftë, deputetët besojnë në efektet e seancës mbikëqyrëse.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button