Prolongohet pranim-dorëzimi i vaksinave nga Serbia

Është shtyrë pranim-dorëzimi i vaksinave kundër Covid-19 që duhej të vinin si donacion nga Serbia, raporton Alsat. Pranim-dorëzimi duhej të bëhej gjatë ditës së nesërme në Tabanoc, në takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuqiç. Sipas qeverisë anulimi është bërë për shkak të dokumentacionit plotësues teknik, ndërsa  pranim-dorëzimi pritet të kryhet ditëve të në vijim. Ndryshe, bëhet fjalë për dërgesën e 8,000 vaksinave të “Pfizer”, për të cilat Zaev para rreth një muaji tha se do të mbërrinin në vendin tonë  si donacion nga Serbia, e që ishin siguruar pas një bisede telefonike që kishte zhvilluar ai me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

LEXO EDHE:

Back to top button