Propozim/ligji për shpalljen e së dielës ditë jo-pune kaloi fazën e parë

Deputetët do të votojnë mbi propozim ligjin që e diela të jetë ditë jo pune, pa dëgjuar mendimet dhe pikëpamjet e punëtorëve. Kjo zgjidhje ligjore kaloi fazën e parë në Komisionin e Punës dhe Politikës Sociale pasi deputetët u deklaruan, se nuk ka nevojë të organizohet debat publik. Sindikatat reaguan ashpër pasi nuk u thirrën si përfaqësues të punëtorëve për të shprehur pikëpamjet e tyre.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë edhe një herë tregon se nuk është ftuar në seancë, që të mund të përcjellë pikëpamjet e tyre në emër të punëtorëve në lidhje me shpalljen e së dielës si ditë jo pune. Ne u tregojmë deputetëve se rritja e shtesës së pagës, për punën të dielën, sipas LSM-së, duhet të jetë së paku 100 për qind për çdo orë të kaluar në punë të dielën – njoftojnë nga Federata e Sindikatave.

VMRO-DPMNE akuzoi se mazhoranca refuzoi të organizonte debat publik, që do të ndihmonte deputetët për të arritur zgjidhje të duhur.

Sot pamë një teatër të mirë nga ministrja, se e mbështet debatin publik, por nga ana tjetër, shumica parlamentare shumë lehtë e refuzoi propozimin tonë. Bëhet fjalë për zgjidhje shumë e rëndësishme ligjore për të cilën ne si deputetë nuk do të mund të merrnim vendim të duhur nëse nuk do t’i kishim dëgjuar sindikatat, Oda ekonomike dhe të gjitha palët e përfshira – u shpreh Bllagica Llasovska- deputete e VMRO DPMNE-së.

Për ministren e punës, Jagoda Shahpaska, mendimi i sindikatave është dëgjuar dhe ato me padurim presim kjo zgjidhje ligjore të zbatohet.

Unë sinqerisht nuk kam problem me debat publik, thash që unë nuk e sjell vendimin. Do të doja ju t’i dëgjoni sindikatat kur të dalin me qëndrimet e tyre, ato kërkojnë që sa më shpejtë të zbatohet zgjidhja ligjore – theksoi Jagoda Shahpaska- ministre e punës dhe politikës sociale.

E diela ditë jo punë do të fillojë të zbatohet nga 1 tetori. Të dielën do të mund të punojnë ato veprimtari ku procesi i punës s’mund të ndalet. Punëtorët në këto veprimtari që do të punojnë të dielën do të marrin mëditje 50% më të lartë nga mëditja e rregullt dhe një ditë të lirë, të cilën do ta shfrytëzojnë gjatë javës së ardhshme.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button