“Propozimi francez”, E Majta filloi nismën për organizimin e referendumit

“Propozimi francez”, E Majta filloi nismën për organizimin e referendumit

Gazetare: Fatlume Dervishi

E Majta filloi procedurat për organizimin e referendumit kundër propozimit francez, tashmë të pranuar. Pyetja të cilën e propozojnë është “A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkluzioneve parlamentare të 16 korrikut, të vitit 2022?”, kurse referendum të jetë i karakterit të detyrueshëm plotësues. Në KSHZ, partia e Dimitar Apasievit filloi nismën për mbledhjen e 100 nënshkrimeve fillestare.

“Presim të mos kemi probleme se iniciativa është shkruar saktë juridikisht. Presim që nënshkrimet e nevojshme minimale të mblidhen deri në fund të javës. I ftojmë dhe qytetarët të marrin pjesë sepse nënshkrimet do të mblidhen në 30 komuna. Presim që javën e ardhshme ta lëshojmë në procedurë parlamentare ku do të jetë nëpër filtrat e Kuvendit, kurse Xhaferi të mos luaj rolin e gjykatësit kushtetues”, tha Apasiev, kryetar i Të Majtës.

E Majta nuk pret që Xhaferi ta vlerësojë nismën si jokushtetuese por nëse kjo ndodh, ata thonë se plotësisht do ta bllokojnë Kuvendin. Ata vlerësojnë se ai nuk do të guxojë ta bëjë këtë. Apasiev pret mbështetje nga të gjitha partitë opozitare.

LEXO EDHE:

Back to top button