Propozohet ligj për aksion klimatik, Zajkova: Ligji të mos mbetet vetëm në letër

Propozohet ligj për aksion klimatik, Zajkova: Ligji të mos mbetet vetëm në letër

Gazetare: Evi Shkopi

Gjatë vitit 2023 Kuvendi duhet të miratojë edhe një ligj i cili duhet të shërbejë për mbrojtje më të madhe të mjedisit jetësor. “Ligji për aksione klimatike,”, sillet për herë të parë në vendin tonë, ndërsa për zbatimin e tij, thotë Elena Nikollovska, nevojiten shumë kapacitete administrative.

“Kyçe në këtë ligj është që për herë të parë mundësohet kornizë ndjekje dhe njoftim për gazrat serë, pra kornizë ligjorë me kapacitetet administrative dhe gjithçka tjetër. Dhe për zbatimin e asaj kornize do të nevojiten shumë kapacitete administrative, jo vetëm nga Ministria për Mjedis Jetësorë, por edhe nga institucionet tjera.. Domethënë sistematizim, i ministrisë që të përgjigjen në nevojat e këtij ligji. Për herë të parë kemi edhe Trup Nacional Koordinativ për Aksionet Klimatike, që koordinojnë të gjitha aktivitete dhe masat që zbatohet në shtet”, tha Elena Nikollovska- Eko Svest.

Kryetarja e “Grupit të Gjelbër” në kuadër të Kuvendit, Monika Zajkova, tha se miratimi i këtij ligji është i rëndësishëm, por se ende më i rëndësishëm është ai të mos mbetet vetëm në letër, por të zbatohet.

“Edhe më e rëndësishme është që të na informojnë për kompetencat që në bazë të këtij ligji do t’i kenë institucionet kompetente, me qëllim që si Kuvend të mund të kryejmë mbikëqyrje se si zbatohet ligji, sepse është shumë e rëndësishme që këto ligje mos të sillen vetëm në letër, edhe pse një ligj I tillë sillet për herë të parë, por edhe të bëhet implementimi I tyre I plotë dhe të kemi përparim edhe në këtë sferë”, tha Monika Zajkova-kryetare “Grupit të Gjelbër”.

Mbledhja e komenteve për ligjin në ENER ka përfunduar para gjysmë muaji. Së pari do të diskutohen komentet e dhëna përmes ENER-it, pastaj projektligji do të dërgohet në Qeveri për mendim nga të gjitha institucionet kompetente dhe më pas do të hyjë në procedurë parlamentare. Zajkova shtoi se teknikisht dhe në aspektin procedural mund të miratohet në afatin e paraparë sepse, tha siç ajo, ligjet në procedurë të rregullt, nëse ka konsensus, mund të kalojnë me një debat të shpejtë në seancë plenare dhe nëpër komisione dhe të miratohen deri në fund i vitit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button