Protesta e 1 Majit- Rritje e pagave dhe më shumë të drejta të punëtorëve

Protesta e 1 Majit- Rritje e pagave dhe më shumë të drejta të punëtorëve

Gazetar: Ile Petrevski

Saktë në mesditë, punëtorët u mblodhën para ndërtesës së Lidhjes së Sindikatave. Me pankarta në duar, flamuj të shpalosur dërguan mesazh se të drejtat e punëtorëve po shkelen çdo ditë në vendet e tyre të punës, dhe autoritetet në vend që të punojnë për të përmirësuar situatën, ata shohin vetëm interesin e tyre.

“Pasi punëtorët u mblodhën përpara ndërtesës së sindikatës, iu drejtua atyre edhe kreu i sindikatës Darko Dimovski, i cili tha në revoltë se në këtë ditë duhet t ‘u përcillet një mesazh zyrtarëve që morën një rritje page prej 78%, dhe për punëtorët nuk mund të gjenin dy mijë denarë në muaj me qëllim dinjitetin për të zgjatur jetën e tyre”, raporton Ile Petrevski gazetar.

Nga godina e Sindikatës protestuesit u nisën drejt Kuvendit. Porositën deputetët nëse votojnë për ndryshimet e ligjeve në favor të Bektel-Enkës, edhe ata të shkojnë me punëtorët e ndërtimit, dhe për më shumë se 10 orë të punojnë në ndërtim.
“Kam helmeta për t’ua lënë këtu dhe tu bëj thirrje, ata të punojnë 60 orë, sepse ne luftuam për 40”, deklaroi Ivan Peshevski -Sindikata e Ndërtimit në LSM.

Ndalesa e radhës ishte Qeveria. Ata u shprehën të zhgënjyer me gjendjen aktuale të punëtorit në Maqedoni.

“Nuk mendoj se zëri i punëtorit do të dëgjohet edhe gjatë kohë, por ne duhet të tregojmë se jemi këtu”.

“Shumë herë punëtori ka thënë diçka, por nuk u respektua. Ne duhet ta kuptojmë punën e punëtorëve”.

Para Qeverisë, punëtorët thanë se nuk do të hiqnin dorë nga lufta për të përmirësuar të drejtat e punëtorëve.

“Synimi është të rrisim pagat e të gjithë punëtorëve, sepse shohim se në çfarë kohe po jetojmë dhe sa para na duhen”, tha Darko Dimovski kryetar i LSM-së.

Sindikatat njoftuan se në periudhën në vijim do të kenë një numër të shtuar aktivitetesh në mënyrë që punëtori në vend të respektohet dhe puna e tij të vlerësohet. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button