Protesta kundër dhunës gjinore në Tetovë

Protesta kundër dhunës gjinore në Tetovë

Gazetar: Bashkim Sulejmani
Pas Shkupit, sot edhe në Tetovë është mbajtur protesta kundër dhunës ndaj femrave apo dhunës gjinore. Protesta filloi nga sheshi Iliria në Tetovë, për të vazhduar më tej para gjykatës së Tetovës, me qëllim të përcjelljes së mesazhit se, Ligjet nuk duhet të jenë vetëm në letër por edhe në zbatim dhe duke kërkuar kështu, zero tolerancë për pedofilinë dhe për dhunën gjinore.
Protestueset në fund vendosët edhe panotë që mbanin në duar, përpara gjykatës themelore të Tetovës. Protestës së sotme kundër dhunës ndaj femrës dhe pedofilisë, iu bashkëngjitën edhe shumë organizata jo qeveritare.
Njëra nga organizatorët e protestës, gjatë fjalimit të saj u shpreh se, dhuna ndaj femrës në masë të madhe ekziston edhe në Tetovë, por zëri që ngritët kundër dhunës është tejet i ulët, tha Nebahat Imeri, njëra nga organizatoret e protestës së sotme.
“Iniciativa jonë ishte që sot në Tetovë të realizohet një marsh paqësor, duke bashke ndjere dhimbjen me gjitha viktimat e dhunës, pa marrë parasysh se për çfarë dhune bisedohet, sidomos të miturve dhe fëmijëve. Fillohet nga Sheshi deri tek gjyqi sepse aty merren vendime, të cilat nuk janë siç duhet kundër dhunuesve që bëjnë vepra misterioze dhe të pa dëshirueshme”, deklaroi Nebahate Imeri, njëra nga organizatoret e protestës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button