Serbët kanë bllokuar rrugët pranë urës së Bistricës në veri, në shenjë proteste pas plagosjes se një qytetari serb gjatë natës së të hënës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në pamjet e publikuara shihen një grumbull serbësh duke lëvizur në këmbë drejt urës së Bistricës.
Të njëjti siç raportohet kanë ardhur me automjete private por edhe në mënyrë të organizuar.
Ata kanë mbajtur edhe pankarta me mbishkrimin “Ikni nga këtu” “Evropë, po na qëllojnë”, e të tjera.
Në vendngjarje shihen Policia e Kosovës e po ashtu edhe EULEX-i.
Kujtojmë se hënën në mbrëmje një person i komunitetit serb është plagosur me armë zjarri në veri të Mitrovicës, ndërsa rasti ngjalli reagime të shumta. Katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës, janë arrestuar për këtë rast. /Reporteri.net/








