Protestë te burgu i Vlorës – Familjarët kërkojnë drejtësi atje ku po mbahet në izolim vrasësi i 8-vjeçarit

Paraburgimi i Vlorës ku mbahet vrasësi Klodian Çalamani  është rrethuar nga familjarët e 8 vjeçarit Mateo Vasiu paraditen e të dielës.

Me pankarta në duar ku ishte stampuar fotoja e Mateos, familjarët kërkuan nxjerrjen nga paraburgimi të monstrës që u përfshi në krimin makabër. Ata kanë tentuar të hynë në ambientet e paraburgimit duke u munduar të shqyejnë derën kryesore.

 “O i degjeneruar shtet, do të vuajë populli me ju. Po fëmija që iku? Prijani mishin atij qeni”,

Në Vlorë ishte edhe nëna e Mateos.

“ Dil maskara që aty. Të thotë përse e vrau. Të thotë të vërtetën”

Në mungesë të besimit ndaj organeve të drejtësisë, kjo ishte tentativa e dytë e të afërmve të Mateos për të bërë vetë-gjyqësi.

Të enjten kur në gjykatën e Fierit po mbahej séanca gjyqësore e dhënies së masës së arrestit për Klodian Çalamanin, familjarët mësynë në ambientet e gjykatës në tentativë për tu përballur me vrasësin e Mateos.

Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, për  vrasësin e 8-vjeçarit, krim që tronditi Shqipërinë dhe prodhoi një kërkesë masive për rikthimin e dënimit me vdekje .

Aktualisht 38-vjeçari Calamani, po mbahet në izolim dhe nuk ka asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button