Protestojnë banorët e Sedllarcës, kërkojnë të lirohen nga taksa rrugore

Dhjetëra banorë të fshatit Sedllarcë e epërme e Tetovës, para pikës pagesore kanë shprehur revoltën e tyre kundër pagesës rrugore për në fshatin e tyre i cili është vetëm tre kilometra nga ky vend. Ata kërkojnë që të lirohen nga pagesa e autostradës, me arsyetimin se, fshati i tyre është shumë afër për të paguar shfrytëzimin e autostradës.

“Kjo është radha e dytë ose e tretë që protestojmë, mirëpo, deri tani, kemi hasur në veshë të shurdhër, kërkesat tona nuk janë përfill. Tre kilometra ne shfrytëzojmë këtu dhe paguajmë 30 denar. Fshati ynë ka 400 shtëpi dhe në proporcion për kilometrat kjo shumë është shumë e madhe. Kërkesat tona janë shumë të qarta. Ose rrugë alternative, ose të paguajmë për aq sa shfrytëzojmë”.

“Kërkojmë që të kalojmë pa pagesë në këtë pikë pagesore në Tetovë. Sepse ne jemi shumë afër këtu. Kalojmë 3 kilometra dhe paguajmë për to”.

“Ne kërkojmë nga organet kompetente që sa më shpejtë të gjejnë zgjidhje sepse jemi këmbëngulës dhe nuk dorëzohemi nga kjo nismë dhe do vazhdojmë me protesta nëse nuk ka zgjidhje”.

Banorët thonë se nëse autoritetet nuk përfillin kërkesat e tyre do të bllokojnë për një orë pikën pagesore në Tetovë për në Gostivar.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button