Protestojnë pensionistët e Tetovës, kërkojë rritje lineare të pensioneve

Protestojnë pensionistët e Tetovës, kërkojë rritje lineare të pensioneve

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Me bllokimin e hyrjeve dhe daljeve në qytet, pensionistët e Tetovës shprehën revoltën e tyre për mos plotësimin e kërkesave, rritje lineare të pensioneve dhe pension minimal prej 20 mijë denarësh.

“Bashkojuni protestës sonë. Pushteti po na neglizhon, po na poshtëron, nuk na i bën pensionet siç i kërkojmë ne. Ata mbushin xhepat e tyre, rrisin rrogën me 78 për qind, ndërsa neve po na poshtërojnë. Bashkohuni qytetarë na ndihmoni”.

“Shtrenjtim i madh njeri s`mund as me bukë të ngihet”.

“Edhe ne jemi shteti, edhe ne duhet të luftojmë për këtë shtet, me pension minimal nuk mund të jetojmë. Për këtë arsye fëmijët tanë ikin jashtë. A keni dëgjuar të ik jashtë ndonjë fëmijë i politikanëve, përveç kur shkojnë të studiojnë nëpër shtetet botërore edhe atë pa para studiojnë”.

“Kërkojmë rritje prej 5000 denarëve dhe pensioni minimal të jetë 20.000 denarë. Ata na thanë do na rrisin pensionin 6.3 dhe këtë nuk e bënë. Le ti marrin edhe këto nuk i duam, le ti plotësojnë vrimat e buxhetit me paratë tona, se për ata s`është problem rritja prej 78 për qind. Ne duhet ta mbulojmë zbrazëtirën”.

“Do vazhdojmë edhe më tej, nuk heqim dorë nga kërkesat tona. Protestat tona do vazhdojnë në nivel ndërkombëtarë. Do iu drejtohemi institucioneve ndërkombëtare, BE-së, Ambasadës Amerikane e tjera. Meqë Qeveria jonë nuk ka vesh për kërkesat tona, në do njoftojmë institucionet ndërkombëtare, që ta shohin se çfarë pensionesh ka shteti jonë”.

Ditë më parë ministrja e punës dhe politikës sociale Trençevska tha se nuk do të ketë rritje lineare të pensioneve pasi nuk i përshtatet të gjithë pensionistëve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button