Pse mungon biografia e ministrit Sali në ueb faqen zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë, ja përgjigja e tij

Në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë por edhe në atë qeverisë, mungon biografia e ministrit Bekim Sali, edhe përkundër asaj se ai me këtë dikaster udhëheq që nga mesi i janarit. I pyetur se pse mungon biografia tij ministri Sali me përgjigje.

“Për arsye të dinamikës së punës që e kemi në ministri, unë nuk kam arritur që të bëj ndonjë fotografi të unifikuar si gjithë ministrat tjerë që e kanë të publikuar, nuk di arsyen tjetër pse CV ime nuk është në ueb faqen e Qeverisë. Për mua, prej ditës së parë kemi një betejë që po e bëjmë me koronën, me Kovid-19. Po mundohem të jem i shpejtë i saktë në betejën që po e zhvillojmë dhe kjo pjesa tjetër e CV nuk di, ndoshta nuk i kam dhënë shumë rëndësi”, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button