Publikohet dëshmia e infermieres që sulmoi të moshuarën

Publikohet dëshmia e infermieres që sulmoi të moshuarën

Infermierja Aurona Pelaj, ka deklaruar në polici se është vetëmbrojtur nga gruaja 70 vjeçare. Por, në video shihej qartë, se gruaja e shtyrë në moshë nuk kishte fuqi as të vetëmbrohej nga Pelaj, e cila vazhdimisht e godiste në fytyrë dhe në pjesën e barkut.

Në një tekst të gjatë të publikuar nga Sinjali, specifikohet që Pelaj, ka arsyetuar sjelljet e saj duke thënë se “ajo [e moshuara] e para më ka sulmuar”, meqë siç theksonte ajo ishte agresive.

”Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin. Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara (viktima) e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurme te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mija kishin pasur telashe dhe desha të ju ndihmoj. Ajo (viktima e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër”, ka deklaruar ajo.222

Pelaj ka deklaruar po ashtu se forca që e ka përdorur sipas saj ka qenë nën afekt, por në një formë i ka konsideruar si të drejtë veprimet e saj, me arsyetimin se duhet të jetë dominonte ndaj personave me probleme psikike.

”Në shkollë jemi mësuar se personat që paraqesin rrezik për personelin dhe kanë probleme psikike duhet të tregohemi dominant ndaj tyre. Unë jam e vetëdijshme se veprimi ka qenë i tepruar dhe nën afekt, por ajo e para më ka sulmuar dhe veprimet e mija kanë qenë paralajmëruese dhe jo me forcë të madhe. Koleget e mija janë munduar ta vënë nën kontroll atë (të moshuarën). Janë munduar me forcë ta ndërrojnë, ka qenë e fuqishme dhe është dashtë disa veta ta vënë nën kontroll”, ka thënë ajo.

Në lidhje me këtë rast, gjatë ditës, janë arrestuar tre persona, përfshirë edhe infermieren e cila shihet në video teksa ushtron dhunë fizike dhe psiqike ndaj gruas së moshuar.

Pas publikimit të këtyre pamjeve, familjarët e së moshuarës kanë shkuar në vendin ku qëndronte viktima dhe e kanë tërhequr atë nga ajo qendër.

Ndërkaq,  familjarët e së moshuarës kanë thënëse  kanë vërejtur shenja dhune në fytyrën e saj, por që nuk kanë dyshuar se ato mund të kenë qenë të shkaktuara nga punëtorët e qendrës, të cilët e kishin për obligim të kujdeseshin për të.

LEXO EDHE:

Back to top button