Punonjësit e rrjetit elektrik francez në grevë për paga më të larta

Punonjësit e rrjetit elektrik francez në grevë për paga më të larta

Sindikatat që përfaqësojnë punonjësit e rrjetit elektrik francez ‘RTE’ kanë nisur një grevë për paga më të larta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Udhëheqja e RTE-së dhe Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT) nuk kanë arritur një marrëveshje për pagat që nga takimi i dy palëve në muajin nëntor. CGT-ja kërkon një rritje prej 6,9 për qind, por udhëheqja e RTE-së ofron 2,3 për qind rritje të pagave.

CGT-ja bëri thirrje për një grevë përpara një raundi tjetër negociatash, i planifikuar të mbahet gjatë ditës së nesërme.

Një tjetër grevë e fokusuar në paga më të larta dhe kushte më të mira pune po ashtu ka goditur operatorin kombëtar hekurudhor ‘SNCF’.

Udhëtimi u ndërpre fundjavën e kaluar kur kontrollorët filluan një grevë të premten. Transporti normal rifilloi dje.

Sindikatat që përfaqësojnë punonjësit e SNCF-së thanë se një tjetër grevë do të fillojë nesër, si pasojë e të cilës do të preken linjat ‘TGV’ me shpejtësi të lartë dhe ato ndër-qytetor.

Grevat para festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri kanë shkaktuar shqetësime te udhëtarët pasi kontrollorët kanë lëshuar njoftimin për grevë për fundjavat e frekuentuara të festave.

Pasagjerët që kanë rezervuar bileta këshillohen të konfirmojnë nëse trenat janë në qarkullim përpara se të nisen për në stacione.

LEXO EDHE:

Back to top button