Putin nënshkruan ligjin, zyrtarët rusë nuk duhet të përdorin fjalë të huaja

Putin nënshkruan ligjin, zyrtarët rusë nuk duhet të përdorin fjalë të huaja

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që ndalon zyrtarët e Kremlimit të përdorin fjalë të huaja gjatë kryerjes së detyrave. Udhëheqësi rus ka amenduar një ligj të vitit 2005 për të mbrojtur dhe mbështetur statusin e rusit, sipas një njoftimi të bërë me dije nga qeveria.

“Kur përdoret rusishtja si gjuhë shtetërore e Federatës Ruse, nuk lejohet përdorimi i fjalëve dhe shprehjeve që nuk korrespondojnë me normat e rusishtes moderne, me përjashtim të fjalëve të huaja që nuk kanë ekuivalente përkatëse të përdorura gjerësisht në rusisht”, thuhet në reagim.

Një listë e fjalëve të huaja që mund të përdoren ende është vendosur të publikohet veçmas, raporton Reuters. Vitin e kaluar, rregullatori rus i komunikimit urdhëroi mediat të heqin raportet që përshkruanin sulmin e Moskës ndaj Ukrainës si një “sulm, pushtim ose shpallje lufte”.

LEXO EDHE:

Back to top button