Putin promovoi Kadirovin

Lideri çeçen dhe një nga aleatët më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, Ramzan Kadyrov, është promovuar.

“Dua të ndaj me ju një tjetër lajm të mirë. Presidenti rus më dha gradën gjenerallejtënant. Dekreti u lëshua me numrin serik 709. Vladimir Vladimirovich personalisht më informoi për këtë dhe më përgëzoi,” ndau Kadyrov në Telegram.

Ai tha se i është jashtëzakonisht mirënjohës liderit rus për këtë veprim.

“Ky është një nder i madh për mua. Ju jap fjalën se do të justifikoj besimin e treguar paraprakisht”.

Kadyrov shtoi se ushtarët e tyre po kryejnë aksione të suksesshme në zonën e Donetskut dhe Khersonit.

Po i çlirojnë vendbanimet një nga një, si dhe pikat me rëndësi strategjike”, tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button