Putin të premten mund të shpallë aneksimin

Putin të premten mund të shpallë aneksimin

Ministria britanike e Mbrojtjes në përditësimin e saj të fundit mbi situatën në terren në Ukrainë, paralajmëron se Presidenti rus Putin mund të shpallë zyrtarisht anëtarësimin e rajoneve të okupuara të Ukrainës në Federatën Ruse, rajone në të cilat aktualisht po mbahet një referendum. Presidenti Putin është planifikuar t’i drejtohet të dy dhomave të parlamentit rus të premten më 30 shtator. Ekziston një mundësi realiste që Putin të përdorë fjalimin e tij për të shpallur zyrtarisht anëtarësimin e rajoneve të okupuara të Ukrainës në Federatën Ruse. Sot është dita e fundit e votimeve në të ashtuquajturat referendume për t’iu bashkuar Federatës Ruse. Në katër rajonet ukrainase, pjesërisht të okupuara nga Moska, për pesë ditë me radhë po mbahen votimet për referendumet që po cilësohen si të rreme nga Ukraina, Perëndimi dhe Kombet e Bashkuara, sepse ato janë joligjore sipas ligjit ndërkombëtar./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button