Pyetjet e deputetëve, me tensione dhe të bërtitura

Pyetjet e deputetëve, me tensione dhe të bërtitura

Gazetare: Fatlume Dervishi

Ndërtimi i Korridoreve 8 dhe 10D, gjykimi për 27 prillin, çmimi i energjisë elektrike, ishin disa nga pyetjet e opozitës në seancën për pyetjet e deputetëve të cilët nxehën debatin në Kuvend dhe përplasën pushtetin dhe opozitën. VMRO-DPMNE-ja kërkon sqarime mbi bazën e cilit vlerësimi pushteti ka vendosur të paguaj dhjetëra mijëra euro për konsultuesit e projektit për ndërtimin e autostradave të cilët nuk kanë asnjë fushë specifike specializimi. Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk u përgjigj direkt por ritheksoi mendimin e tij për rëndësinë e projektit.

“Asnjëherë në shtet, Korridori 8 dhe Korridori 10D as nuk janë planifikuar të bëhen dhe as nuk janë vënë në letër si projekte, prandaj shteti deri tani ka qenë rreth për Ballkanin ndërsa tani do të bëhet udhëkryq i Ballkanit, me lidhje moderne edhe me Durrësin edhe me Burgas sepse deri tani ka pasur monopol përmes Korrudorit 10. Ndërtimi i këtij projekti ka përfitime të mëdha edhe për ekonominë e vendit”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

“Përgjigja është në marrëveshjen që e kanë firmos këto zotërinj, e cila marrëveshje, deri sa ju duroni për bukë, këta do t’i paguajnë dikujt i cili duhet të jetë specialist për mbikëqyrje 36 mijë e 500 euro në muaj”, tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.

Atmosfera u tensionua me pyetjen tjetër të deputetit Stojanovski për 27 prillin pasi gjykata në Strasburg ka konstatuar shkelje gjatë paraburgimit të një ish të punësuare të Kuvendit gjatë asaj periudhe.

“Nëse Gjykata në Strasburg vlerëson se në atë procedurë ka shkelje të të drejtave njerëzore me të cilën e ka obliguar shtetin që Elena Docevska Bozhinovska ti paguaj dënim prej 750 euro a vlerësoni ju si kryeministër se duhet të ftoni për përgjegjësi, a do të nisni procedurë për detektimin e përgjegjësisë tek ato gjykatës që gjykuan duke e ditur se i shkelin të drejtat e njeriut?”, theksoi Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.

Përgjegjësinë për t’u përgjigjur e mori zv/kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq edhe pse pyetja nuk i drejtohej atij. përplasje direkte pati me deputeten Zhaklina Peshevska.

“A të fillojmë të flasim znj. Peshevska kush u amnistua dhe cilët familjarë të njerëzve që janë ulur këtu u amnistuan. Unë e di se nuk u përshtatet kjo temë dhe u nervozon. Megjithatë unë mund të përgjigjem gjithmonë për fytyrën time dhe ju lirisht ruajeni tuajën…”, u shpreh Bojan Mariçiq, zv/kryeministër.

“Unë nuk e di juve si nuk ju vjen turp të mos kërkoni falje gjashtë vjet për këtë ngjarje.”

“Nëse Gjykata ka vërtetuar gabim në paraburgim kjo nuk d.m.th. që ka pasur çfarëdo gabimi në gjykim.”
“Ata të 27 prillit të cilët vuajnë më shumë se gjashtë vjet në burgje janë vepra juaj. Ju i keqpërdorët për të futur frikën tek populli që askush të mos mund të ngrejë zërin për keqpërdorimet. Ju jeni qeveri evropiane?”, tha Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.

Tema e 27 prillit mori pjesën më të madhe të seancës dhe shkaktoi tensione gjatë gjithë kohës mes palëve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button