Qasja në chatbotin e njohur ChatGPT është rikthyer në këtë vend!

Qasja në chatbotin e njohur ChatGPT është rikthyer në këtë vend!

ChatGPT ishte ndaluar nga autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave në fillim të muajit prill për shkak të shqetësimeve të privatësisë.

Kompania OpenAI që qëndron prapa këtij chatboti tha se kishte “adresuar ose sqaruar” me sukses çështjet e ngritura.

Kompania tha se politika e tij e privatësisë tani është vendosur për njerëzit përpara se të regjistroheshin për ChatGPT dhe kishte një mjet të ri për të verifikuar moshën e përdoruesve.

Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave, i njohur gjithashtu si Garante, kishte kufizuar përkohësisht chatbot-in dhe kishte nisur një hetim për shkelje të dyshuar nga ana e aplikacionit të inteligjencës artificiale.

Derisa Garante kishte akuzuar kompaninë OpenAI që dështoi për të kontrolluar moshën e përdoruesve të ChatGPT për 13 vjeç e lart, OpenAI tha se do të ofronte një mjet për të verifikuar moshat e përdoruesve në Itali pas regjistrimit.

OpenAI shpjegoi se do të ofronte gjithashtu një formë të re për përdoruesit rreth Bashkimit Evropian për të ushtruar të drejtën e tyre për të kundërshtuar përdorimin e të dhënave personale për të trajnuar modelet e tij.

Rregullatori italian i tha BBC-së se “mirëpriti masat e zbatuara OpenAI”, por bëri thirrje për më shumë pajtueshmëri.

Në veçanti, tha zëdhënësi, rreth “zbatimit të një sistemi verifikimi të moshës dhe planifikimit dhe kryerjes së një fushate informacioni për të informuar italianët për atë që ndodhi, si dhe për të drejtën e tyre për të hequr dorë nga përpunimi i të dhënave të tyre personale për algoritmet e trajnimit”.

LEXO EDHE:

Back to top button