Qëllohet me thikë një shtetas sirian në Durrës

Një 23-vjeçar nga Siria është qëlluar me thikë pasditen e së dielës në qytetin e Durrësit. Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në lagjen nr.4, Durrës.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku ka mbetur i plagosur shtetasi sirian A. M., rreth 23 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje.

LEXO EDHE:

Back to top button