Qendra e re Klinike, Filipçe: VMRO-ja po keqpërdor pozitën politike

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe realizoi sot takim me ish ministart e shëndetësie për të këmbyer përvojat e tyre rreth ndërtimit të Qendrës së re klinike. Sipas tij është e paarsyeshme bllokada që vjen nga VMRO-DPMNE-ja lidhur me ndërtimin e kësaj qendre.

“Organizuam mbledhje me ish ministrat e shëndetësisë që të flasim për Qendrën e re klinike, me qellim që të këmbejmë përvojat. Kjo çështje po zvarritet tepër gjatë, po flitet që gati 15 vjet. Kjo çështje duhet të zgjidhet dhe të fillohet puna për ndërtimin e Qendrës së re klinike, këtë e meritojnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ne mundtë flasim edhe për zgjidhje tjera, por ndërtimi i klinikës është domosdoshmëri dhe sjellja e VMRO-DPMNE-së në këtë drejtim është e pakuptueshme dhe e paarsyeshme dhe keqpërdorim i pozitës politike”, deklaroi Venko Filipçe dhe njëherit i bëri thirrje opozitës që të kyçet në debat rreth kësaj çështje qoftë në komisionin për shëndetësi apo në debatin publik që pritet të realizohet kah fundi i këtij muaj.
Filipçe njoftoi edhe për procesin e imunizimit të popullatës.

“Procesi i imunizimit po rrjedh shumë mirë në gjithë territorin e vendit. 150 mijë qytetarë janë vaksinuar, rreth 30 mijë kanë marrë edhe dozën e dytë. Rreth 40 mijë doza të vaksinës “Astra Zeneka” të siguruara përmes mekanizmit Covax pritet të mbërrijnë sot në vend, ndërsa nesër 100 mijë vaksina nga “Sinofarm” kinez të cilat janë donacion nga ushtria kineze”, tha Filipçe.

A do të lirohen nga maskat qytetarët që janë vaksinuar?

“Ende është herët të hiqet rekomandimi për mbajtjen e maskave në vende të hapura dhe paralajmëroi se për këtë do të bisedohet në fillim të javës së ardhshme në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse”, u përgjigj Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button