Sërish radhë të gjata për vaksinim në Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se të premten është duke vazhduar procesi i vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Në njoftim është thënë se në Sallën 1 Tetori në Prishtinë do të mund të vaksinohen vetëm qytetarët e Prishtinës.

Aty është thënë edhe se grumbullimi i një numri të madh të personave në qendrën e vaksinimit në Prishtinë është rezultat i shkuarjes së qytetarëve të komunave tjera aty.

“Qytetarët e komunave të tjera të Republikës së Kosovës luten që t’u drejtohen qendrave të vaksinimit në komunat e tyre, me qëllim që të marrin informatat e duhura dhe të vaksinohen”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button