Lajçak takon kryediplomatin grek, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryediplomatin grek, Nikos Dendias.
Siç bën të ditur ministri grek në rrjetet sociale në focus të takimit ishte dialogu i Brukselit, njofton Klankosova.tv.

“Në një takim me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak u fokusuam në dialogun e Beograd-Prishtinë të ndërmjetësuar nga BE-ja, si dhe gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar përpjekjet e BE-së”, shkruan ai në Twitter.

Greqia është një prej pesë vendeve të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën, por ky shtet ka zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.
Përpos Greqisë, pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur as anëtaret e BE-së: Sllovakia, Qipro, Rumania dhe Spanja.

LEXO EDHE:

Back to top button