Qeni më i vjetër në botë, një qen portugez i quajtur Bobi, festoi këtë javë 31 vjetorin e lindjes

Qeni më i vjetër në botë, një qen portugez i quajtur Bobi, festoi këtë javë 31 vjetorin e lindjes

Bobi, i lindur më 11 maj 1992, mori titullin si qeni më i vjetër në botë nga Guinness në fillim të këtij viti, transmeton Telegrafi.

Qeni ka jetuar në fshatin Conqueiros me pronarin e tij Leonel Costa, 38 vjeç, gjatë gjithë jetës së tij.

Costa tha se do të organizojë një aheng për ta festuar ditëlindjen e 31-të të Bobit. Ai tha se festa do të ketë më shumë se 100 të ftuar, duke përfshirë adhurues që do të udhëtojnë nga vende të tjera.

Siç thuhet, pronari portugez tha se ka pasur edhe në të kaluarën qen që kanë jetuar gjatë, duke përfshirë nënën e Bobit, Gira-n, që jetoi 18 vjet.

LEXO EDHE:

Back to top button