Qentë endacak “pushtojnë” Tetovën

Qentë endacakë javën e fundit janë shtuar tejmase në qytetin e Tetovës. Raste të këtilla nëpër trotuaret tona ka shumë. Më të rrezikuar janë fëmijët e vegjël që herët në mëngjes duhet të frekuentojnë shkollat. Banorët e Tetovës thonë se shpesh ndodh që të sulmohen nga qentë endacakë”.

Qen ka shumë. Ka ndodhur vet e kam pa një grua duke e sulmuar mu aty. Mezi e kam shpëtuar, më shumë se 15 ishin. Po të jesh natën jasht ose fëmijët po nuk patën njerëz rrezikojnë”.

Na pengon tepër shumë kjo situatw, sidomos edhe rruga nuk është si duhet deri sa të arrijmë tek shkolla, patjetër duhet bë diçka.  Në mëngjes sidomos kur e dërgoj vajzën në shkollë ka shumë, mblidhen këtu afër koshave për plehra”.

Kemi frikë shumë normal. Kemi frikë për këtë që thoni për fëmijët”.

Zgjidhje për këtë problem nuk ka, derisa shteti të angazhohet, thonë veterinerët që merren me përkujdesjen e qenve. Komunat lëshojnë para për trajtimin e rreth 100 qenve endacakë, ndërsa në Pollog, ka më se 1500 të tillë e që shtohen dita ditës.

Kjo për tu realizuar në gjithë shtetin, duhet Qeveria të ndaj fond të posaçëm dhe jo vetëm komunat sepse, nëse punon komuna e Tetovës dhe nuk punon e Shkupit e Zhelinës apo e Bogovinës sa të duash puno efekti është ky që është. Arritëm ta minimizojmë numrin por tash e shohim se është mbushur plot, se dimë çka ndodh”.

Bashkim Sulejmani

 

LEXO EDHE:

Back to top button