Qerimi: 1 049 administratorë kanë firmosur vendimet, 35 kanë refuzuar

1349 administratorët e rinj do të duhet të transferohen në 237 institucione në nivel qendror, lokal por edhe nëpër ndërmarrjet Publike, 1049 prej tyre kanë firmosur vendimet, derisa 37 kanë refuzuar. Për të tjerët sipas Sekretarit shtetëror në Ministrinë për Sistem Politikë, kanë afat prej 7 ditëve që të vendosin.

Këta administratorë do të shpërndahen në 237 institucione në nivel të shtetit, qoftë ata në nivel qendror apo lokal, por edhe në ndërmarrjet publike. Numri i përgjithshëm është 1349, pjesa dërmuese, apo numri më i madh do të kaloj në Ministrinë për Punë të Brendshme, 143 persona, DAP do të merr 91, Dogana 71 persona, Avokati i Shtetit 73 e kështu me radhë. Do të thotë këta administratorë do të shpërndahen në 237 institucione, dhe lartë poshtë pothuajse të gjitha institucionet janë të përfshira në shpërndarjen e këtyre administratorëve. Mendoj se nga momenti që vendimi është miratuar në qeveria, këto institucione duhet të përgatiten për pranimin e këtyre administratorëve dhe t’ju ofrojnë kushte për punë”, tha Qerimi sipas të cilit deri tani 1049 persona kanë firmosur vendimet, kanë refuzuar vetëm 35 veta. Deri 7 ditë kanë kohë të mendohen 35 veta. Shifrat përfundimtare do të dihen nesër.

LEXO EDHE:

Back to top button