Administratorët, Aliu: Një sociolog e punësojnë në Ministrinë e Transportit, atë të edukatës fizike në Ministrinë e Ekonomisë

Azir Aliu, përfaqësues i ASH-së i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat tha se administratorëve që marrin rroga prej 10 vitesh dhe qëndrojnë në shtëpi ju është bërë 2 herë hile. Hilja e parë qëndron se i kanë punësuar duke fjetur në shtëpi duke u ndjerë të padobishëm dhe hilja e dytë ju bëhet sot ku i çojnë nëpër institucione ku thjesht nuk i pranon, pasi ju thonë se janë joadekuat. Sipas Aliut, në punësimet e fundit një sociolog është punësuar në Ministrinë e Transportit, kurse ai që ka mbaruar për edukatë fizike është punësuar në Ministrinë e Ekonomisë. Hilja e dytë, sipas Aliut, është shumë më e madhe se sa e para për këta administratorë, sepse po tallen me ta. Ata duhet të qëndrojnë 8 orë në ditë në një vend pune që nuk është i tyre, duhet të qëndrojnë me zor aty, përveç kësaj mungojnë komplet trajnimet dhe ata do të jenë gjithmonë të huaj në atë institucion.

LEXO EDHE:

Back to top button