Qetësohen “Lejkersat”, Dejvis qëndron edhe një sezon

Entoni Dejvis nuk do të largohet nga Los Anxhelos Lejkers, edhe pse do të shfrytëzojë opsionin që të jetë basketbollist pa kontratë, ose agjent i lirë. Qendra e Los Anxhelos Lejkersit do të qëndojë krah Lebron Xhejmsit në tentim që të përsëris suksesin e madh, të shënuar një javë më parë. Me marrëveshjen e re, Dejvis do të përfitojë 32.7 milion dollar për sezonin 2020/21.

Dejvis ishte basketbollisti i dytë më i mirë në ekipin e Los Anxhelosit, në rrugën deri te titullli kampion. Në momente, Dejvis ishte edhe para të tjerëve , përfshi këtu edhe Lebron Xhejmsin, duke shënuar pikë kryesore, të cilët ndihmuan skuadrwn që të arrihet suksesi i aq dëshiruar. Për Entoni Dejvisin është titulli i parë në NBA, të cilën do të mundohet të mbrojë në sezonin e ri. Konkurenca pritet të jetë shumë e ashpër , pasi që kthehet  dyshja Stefon Keri-Klej Tompson, por edhe skuadrat e tjera pritet të forcohen në afatin kalimtar.

LEXO EDHE:

Back to top button