Qeveria е Kosovës thotë se ka vepruar në mënyrë të përgjegjshme në vendimin për targat

Qeveria е Kosovës thotë se ka vepruar në mënyrë të përgjegjshme në vendimin për targat

Qeveria e Kosovës mori vendim për zbatimin e vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe me targa të Kosovës: RKS, përkundër kërkesës së ndërkombëtarëve që ky vendim të shtyhet për dhjetë muaj.

Vendimi nis së zbatuari më 1 nëntor në tri faza.

E para është qortimi i shoferëve që vozisin makina me targa të tilla;

E dyta është gjobë prej 150 eurosh për ata shoferë dhe;

E  treta janë targat provuese.

Zbatimi i këtij plani do të përfundojë më 21 prill, prej kur në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS, apo Republika e Kosovës.

Përkundër presionit ndërkombëtarë, pra, kërkesë së SHBA-së dhe BE-së për shtyrje 10 muajshe të vendimit, Qeveria, konsideron se ka vepruar korrekt.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë, ka thënë për Telegrafin se “me vendimin për sekuecimin në kohë dhe shkallëzimin e sanksioneve për zbatimin e vendimit pararendës për targat ilegale, Qeveria ka vepruar në mënyrë të përgjegjshme në raport me obligime për respektim të sundimit të ligjit dhe në të njëjtën kohë në raport me përkushtimin për paqe dhe siguri”.

Kryeziu theksoi se për vendimin e targave, partnerët ndërkombëtarë kanë qenë të njoftuar paraprakisht.

“Me partnerët tanë i kemi diskutuar brengat që kanë qenë të përbashkëta, dhe duke marrë ato në konsideratë kemi ardhur deri te zgjidhja që vendosë krah për krah sundimin e rendit dhe ligjit dhe paqen dhe sigurinë. Për qasjen, zgjidhjen dhe vendimin tonë partnerët ndërkombëtarë kanë qenë të njoftuar paraprakisht”, u shpreh Kryeziu.

Ndërkaq, SHBA-ja më herët kishte bërë të ditur se është kërkesë e saj dhe e Bashkimit Evropian që Kosova ta shtyjë afatin për riregjistrim për dhjetë muaj.

Ky reagim i SHBA-së erdhi disa minuta pasi Qeveria e Kosovës shpalosi një plani për zbatimin e vendimit për targat.

Besohet se afër 10.000 targa me akronime serbe – sikurse KM, PZ, PR, e të ngjashme – qarkullojnë në veriun e Kosovës me shumicë serbe. Kosova i konsideron ilegale këto targa që lëshohen nga Serbia.

LEXO EDHE:

Back to top button