Nicola Peltz flet në lidhje me pohimet se është në armiqësi: Asnjë familje nuk është e përsosur

Nicola Peltz flet në lidhje me pohimet se është në armiqësi: Asnjë familje nuk është e përsosur

Brooklyn Beckham në prill të këtij viti u martua me Nicola Peltz, ndërsa ka kohë që dëgjohen zëra për një “grindje” mes bashkëshortes dhe nënës, të famshmes Victoria Beckham .

Thashethemet për këtë mosmarrëveshje në mes nuses dhe vjehrrës janë duke qarkulluar që nga 4 gushti i këtij viti.

Kjo erdhi që nga publikimi i Page Six që raportoi se dyshja nuk e durojnë njëra-tjetrën dhe madje as nuk flasin.

(Foto: Instagram/nicolaannepeltzbeckham)

Tani, aktorja 27 vjeçare iu është përgjigjur këtyre thashethemeve në një intervistë me Sunday Times.

“Nuk është një grindje! Vazhdoj të shoh kudo fjalën ‘grindje, grindje, grindje!’”, ka thënë trashëgimtarja miliardere.

(Foto: Instagram/nicolaannepeltzbeckham/Vogue)

Page Six gjithashtu kishte raportuar se kjo mosmarrëveshje e kishte shtyrë Brooklynin të ndahej nga familja e tij. Gjithashtu u raportuar se prindërit e tij nuk kanë kontaktuar shumë me të në muajt e fundit. Ky burim shtoi se ata kishin “një dramë të vazhdueshme” brenda familjes.

“Nuk e di pse i referohen si grindje? Mendoj, ata mund të kenë hasur ne diçka? Dhe tani po e etiketojnë atë si armiqësi?”.n

Asnjë familje nuk është e përsosur! Nuk u kushtoj vëmendje të gjithave. Do të çmendesha nëse do e bëja”, ka shtuar më pas aktorja.

LEXO EDHE:

Back to top button