Qeveria do të hartojë strategji për frenimin e largimit të trurit
Qeveria do të hartojë strategji për frenimin e largimit të trurit
Gazetar: Avni Tahiri
Me ndihmën e Bankës Botërorë po përgatitët një strategji se si do të duhet të veprohet në të ardhmen që të parandalohet ikja e të rinjve nga vendi, shkruan Alsat.
Kjo sipas sekretarit Shtetëror në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Sabriu do të mundësohej vetëm me kyçjen e të rinjve në krijimin e politikave.
“Jemi në bashkëpunim me disa fondacione dhe OJQ të cilat punojnë në fushën e rinisë për hartimin e një analize funksionale që më së miri do të pasqyroj sektorin e rinisë si dhe me ndihmën e Bankës Botërore jemi duke përgatitur edhe një strategji për demografi, si do të duhet që ministria jonë të veproj dhe të parandaloj migrimin posaçërisht të te rinjve”, tha Fatmir Sabriu – Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
Sipas drejtorit të koalicionit “SEGA” Zoran Ilieski, me këtë projekt të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga disa organizata, është mundësuar mbështetje dhe zhvillimi i të rinjve e sidomos në pjesën që të dëgjohet zëri i tyre në komuna.
“Me projektin mundësuam që të mbështetët zhvillimi i të rinjve e sidomos në pjesën që të dëgjohet zëri i tyre në komuna. Zgjodhëm edhe metoda me mentor nëpërmjet disa këshillë rinore komunale në RMV, i mbështetëm në procesin e tyre të qasjes të nevojave të tyre në nivel lokal”, u shpreh drejtori i koalicionit “SEGA” Zoran Ilieski.
Qëllimi kryesor i këtij projekti i cili sot kishte fazën e finalizimit, ishte përmirësimi i cilësisë së zbatimit të politikave rinore bazuar në bashkëpunimin strukturor dhe pjesëmarrjen thelbësore të shoqërisë civile./ Alsat.mk