Qeveria do të shtrenjtoj derivatet e naftës për katër denarë, thonë nga VMRO-DPMNE

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare njoftojnë se sipas rishikimit të Buxhetit, respektivisht me taksën e re që ka miratuar Qeveria e që duhet ta miratojë Kuvendi, nafta do të rritet për 4 denarë për litër.

“Me rebalancin e buxhetit, Zaev propozon futjen e një takse të re, një tarifë për importin dhe prodhimin e karburantit me naftë prej 4 denarë për litër. Me këtë taksë të re, karburantet me naftës do të jenë në vazhdimësi më të shtrenjta për 4 denarë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, me këtë masë brenda vitit Qeveria pretendon të mbledh rreth 54 milion euro çdo vit.

“Njerëzit janë ata që preken më shumë nga rritja e çmimit të naftës për shkak të taksës së re. Bujqit, transportuesit dhe qytetarët në tërësi janë ata që do të mbajnë barrën e taksës së Zaevit”, shtojnë nga partia opozitare.

LEXO EDHE:

Back to top button