Qeveria miratoi vendim për vazhdimin e marzhave deri më 30 qershor

Qeveria miratoi vendim për vazhdimin e marzhave deri më 30 qershor

Qeveria miratoi vendim për vazhdimin e marzhave edhe për dy muaj për artikujt ushqimorë bazë. Meqë vendimi aktual skadon më 30 prill, në fuqi do të hyjë vendimi tjetër i njëjtë deri më 30 qershor. Masën e përcaktuar deri në 5% në shitje me shumicë dhe deri në 5% në tregtinë me pakicë për bukë të bardhë, sheqer të bardhë dhe vaj ushqimor, janë të detyruar ta zbatojnë të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individualë. Masa e përcaktuar deri në 10% në tregtinë me shumicë dhe deri në 10% në tregtinë me pakicë, për miell gruri, brumëra, oriz i bardhë vendor, qumësht lope, vezë pule, gjizë, djathë, gjalpë, vlen për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individualë. Duke pasur parasysh se ky vendim kufizon rritjen e çmimeve duke përcaktuar masën e marzhës tregtar, i cili duhet të ndikojë në rritjen e çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe gjendja e tregut tregon se çmimet ende nuk janë stabilizuar, thuhet në shpjegimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button