Qeveria nesër vendos për hapjen e kufirit me disa vende në rajon

Të martën Qeveria diskuton heqjen e PCR testit negativ të obligueshëm për vendet e rajonit. Kryeministri Zoran Zaev thotë se rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive bazohet në arsye të shëndosha që vendi dhe rajoni të lëvizin lirshëm.

Sigurisht që do të sjellim vendim në Qeveri, debati është kualitativ të gjithë kërkojnë që të kihet kujdes, do të ndihmoj edhe në aspektin ekonomik. Fakt është se të gjithë jemi të frikësuar nga numrat që po rritën në gjithë botën, në rajonin tonë, në të gjithë Evropën, ndërkohë që sigurisht që duam t’i respektojmë edhe njerëzit kompetent (profesionistët) siç është Komisioni për Sëmundje Infektive”-tha Zoran Zaev, Kryeministër. 

Vendimi do të përfshijë hapjen e kufijve me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë.

Komisioni për Sëmundje Infektive:

“Sipas analizave për momentin nuk ka indikacione, përkatësisht nuk ka raste që importojnë virusin Kovid-19 nga këto vende. Mbi këto arsye, nuk ekziston rrezik dhe hapja e kufijve është e sigurt. Në këtë frymë, pa PCR test negativ funksionojnë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian”
.

Autoritetet në Kosovë kanë mirëpritur propozimin e Komisionit.

Me kolegun tim maqedonas kemi qenë në komunikim intensiv. Besojmë që nesër në mbledhjen e tyre të qeverisë do të largohet kushtëzimi i testit PCR dhe të kalojmë në nivel tjetër të komunikimit dhe zbatimin e tjerave masave mbrojtëse të cilat janë evidente”-pohoi Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë, Kosovë.

Vendimin e njëjtë pritet ta marrin edhe Qeveritë e vendeve të rajonit. Deri tani Kosova dhe Mali i Zi janë deklaruar për heqjen e testeve, ndërsa vendi pret përgjigjen nga Serbia. Nuk dihet qëndrimi i autoriteteve në Bosnjë-Hercegovinë. Për momentin, vetëm Shqipëria nuk ka kushte për PCR negativ, ndërsa Greqia dhe Bullgaria kërkojnë harmonizimin e kushteve për lëvizje të lirë me standardet e BE-së.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button