Qeveria nuk tregon emrat e 23 këshilltarëve ekonomik

Formimi i një organi të ri në Qeveri, i cili përbëhet nga 23 ekspertë të fushës së ekonomisë, shkaktoi reagime te një pjesë e opinionit. Tani për tani, nga Qeveria thonë se nuk i zbulojnë emrat e ekonomistëve të angazhuar. Së pari do të presin rezultate prej tyre, dhe më pas do t’i paraqesin para publikut. Për ekspertët, është mirë që autoritetet kërkojnë zgjidhje dhe mendime nga ekspertët, por vendimi kryesor duhet të merret nga funksionarët që janë zgjedhur për këtë dhe kanë mandat nga qytetarët.

Çdo ndryshim që paraqitet është test për populizëm. Kjo nuk varet se cila Qeveri është në pushtet. Megjithatë, përgjigja merret sipas asaj se çfarë rezultate do të japin… “-tha Bojan Kordalov Komunikolog

Zëvendëskryeministri i ekonomisë Fatmir Bytyqi për Alsat tha se themelimi i këtij organi është bërë me nismën e tij. Nuk ka asnjë kompensim në të holla për angazhimin e tyre sepse, siç thotë Bytyqi, ekspertët do të punojnë për arsye patriotike, pa të holla.

Ky është një grup që duhet të shikojë në plan afatmesëm dhe afatgjatë, ku duam ta çojmë vendin tonë dhe çfarë të ardhme do të krijojmë për fëmijët tanë, për nipërit dhe mbesat. Është misioni ynë për të gjithë ne që kemi mundësi ta bëjmë këtë tani”-tha Fatmir Bytyqi, zv- kryeministër i ekonomisë.

Qëndrimet fillestare të ekonomistëve të kontaktuar nga Alsat, të cilët dëshiruan të mbeten anonim, ishin se kështu nuk ndërtohet strategjia shtetërore për ekonominë. Vendosën të mos komentojnë publikisht vetëm që të mos i prishin marrëdhëniet me kolegët e tyre që tashmë janë pjesë e trupit të sapo formuar. Përndryshe, zëvendës- kryeministri i ekonomisë ka gjashtë këshilltarë të rregullt dhe një shef kabineti.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button