Qeveria paralajmëroi kufizim të çmimeve të pajisjeve shkollore

Qeveria paralajmëroi kufizim të çmimeve të pajisjeve shkollore

Kryeministri Mickoski paralajmëroi kufizim të çmimeve të pajisjeve shkollore. Sipas tij në mbledhjen e nesërme të Qeverisë do të prezantohet një plan konkret, me qëllim të lehtësimit të prindërve.

“Jemi duke bërë analiza për të gjitha harxhimet dhe mendoj se kjo gjatë ditës do të jetë gati dhe në seancën e nesërme të rregullt të Qeverisë do të dalim me një plan për kufizimin e çmimeve të produkteve që janë të nevojshme për një fillim të suksesshëm të vitit shkollor para së gjithash për prindërit, respektivisht kufizim të çmimeve të produkteve , të cilat janë më të nevojshme që të kemi fillim të mbarë të vitit shkollor”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button