Qeveria promovon masën për shlyerje të borxheve, por mbetet enigmë zbatimi i saj

Do të shlyhen normat e interesit të qytetarëve për borxhet ndaj ndërmarrjeve publike, por ende nuk dihet se si do të zbatohet një gjë e tillë. Ministria e Drejtësisë, e cila është kompetente për zbatimin e kësaj mase, nuk ka detaje dhe informacion se si do të shlyhet interesi, dhe si do të zbatohet masa e caktuar për qytetarët. Tani për tani, mbetet njoftimi i Kryeministrit Zaev se normat e interesit do të duhet të shlyhen dhe borxhi kryesor do të paguhet në 12 këste mujore. Premtim Qerimi, nga Oda e Përmbaruesve në emisionin Magazina Ekonomike, thotë se ata nuk kanë pasur takim me autoritetet, e as që janë informuar se si ta zbatojnë këtë masë.

Me njoftimin pse ende nuk kemi një draft plan, apo propozim të ligjit të ri, me njoftimin se vetë debitori duhet të kërkojë të jetë pjesë e gjithë kësaj procedure, mendoj se nuk është mirë. Të gjithë qytetarët duhet të përfshihen në bazë të faktit nëse bëhet fjalë për një rast, që del nga kreditorët që ofrojnë shërbime komunale, dhe norma e interesit duhet tu falet. Me një letër duhet të përfshihen të gjithë, dhe me analogji të përfshihen të gjithë qytetarët – tha Premtim Qerimi- Oda e Përmbaruesve.

E njëjta masë tashmë është shndërruar në ligj, që u miratua vitin e kaluar, por numri i qytetarëve interesi i të cilëve u shlye ka mbetur i vogël. Nga Oda e Përmbaruesve thonë se ligji dështoi, sepse kompanitë dhe institucionet brenda një afati të caktuar ligjor duhet të kishin kërkuar shlyerjen e normës së interesit të qytetarëve, por ata nuk e bënë këtë. Qeveria planifikon të ndajë 30 milion euro për këtë masë.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button