Qeveria vendosi uljen e TVSH-së për derivatet me 10 për qind

Gazetare: Linda Ebibi Ademi

Qeveria, në një seancë të jashtëzakonshme, ka vendosur uljen e TVSH-së për derivatet me 10 për qind. Çmimet e benzinës do të mbeten të njëjta, ndërsa nafta pritet të rritet për rreth tre denarë. Vendimi hyn në fuqi nga mesnata e së hënës dhe do të zgjasë dy javë. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, masa është marrë në pritje të rritjes së paralajmëruar të çmimeve nga Komisioni Rregullator i Energjetikës.

“Duke pasur parasysh këtë, presim që bazuar në këto llogaritje, vendimi i Komisionit rregullator do të jetë rritja e çmimit të benzinës BS-95 dhe benzinës BS-98 nga 86.5 dhe 88.5 denarë në 93 dhe 95 denarë për litër, dhe të karburantit dizel nga 92 në 102.5 denarë….Sot në seancë të qeverisë morëm vendim për uljen e TVSH-së për benzinën dhe naftën nga 18 në 10 për qind. Nëse merret parasysh kjo, atëherë presim që çmimi i benzinës të mbetet i njëjtë, ndërsa çmimi i naftës të rritet me rreth tre deri në tre denarë e gjysmë për litër”, deklaroi Hristijan Mockoski, kryeministri.

Mickoski paralajmëroi se nesër ministrja për energjetikë Sanja Bozhnivska do të takojë drejtuesit e kompanisë OKTA për të ndërhyrë edhe me një ulje tjetër çmimit.
Kryeministri, gjithashtu tha se në sektorin elektro energjetik situata është stabile, ndërsa paralajmëroi ndërhyrje të qeverisë me mazut, me qëllim që të mos lejohen rritjet e shpenzimeve të kompanisë, e rrjedhimisht edhe çmimi i energjisë elektrike .

“Sektori elektro energjetik është absolutisht i qëndrueshëm, e vetmja sfidë paraqet çmimi i mazutit sepse ajo lidhet me çmimin që e përcakton Komisioni Rregullatorë, pra prej këtu në seancën e radhës të rregullt, të martën, po mendojmë të sjellim vendim, me të cilin shteti do të intervenojë ndaj EMV ish ELEM me një sasi të caktuar të mazutit, për shembull 2000 tonë, me çka nuk do të lejojmë të rriten shpenzimet e kompanisë”, theksoi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Kriza me çmimet e derivateve të naftës nisi si pasojë e tensioneve dhe konflikteve në Lindjen e Mesme, të cilat tronditën tregjet globale të energjisë. Si rrjedhojë, çmimet e karburanteve filluan të rriten në mënyrë drastike, duke u reflektuar shpejt edhe në vend dhe në rajon, me pasoja të drejtpërdrejta për ekonominë dhe standardin e jetesës. / Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button