Qindra të vrarë nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë jugore herët në mëngjes dhe u ndje në pjesën më të madhe të vendit, si dhe në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë fqinje, sipas raporteve fillestare.

Numri zyrtar i të vdekurve, sipas informacioneve të fundit, në të gjithë Turqinë dhe Sirinë tani është më shumë se 300 dhe afro 2000 janë plagosur. Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar.

Sipas USGS, tërmeti katastrofik me magnitudë 7.8 goditi në orën 4:17 të mëngjesit me orën lokale në një thellësi prej rreth 17.9 kilometra. Dyshohet se numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë pasi shumica e njerëzve ishin në gjumë gjatë tërmetit.

Epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Pazarxhikut, në provincën e Kahramanmaras në juglindje të vendit.

Të paktën 18 tërmete radhazi me magnitudë më të madhe se 4 gradë janë regjistruar pas tërmetit të fortë që goditi Turqinë jugore herët në mëngjes, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

USGS raportoi se regjistroi shtatë tërmete me magnitudë më të madhe se 5.0.

LEXO EDHE:

Back to top button