QMK: Kemi pranuar mbi dy mijë thirrje për ndihmë pas stuhisë së djeshme
QMK: Kemi pranuar mbi dy mijë thirrje për ndihmë pas stuhisë së djeshme
Qendra e Menaxhimit të Krizave bën me dije se në numrin e vetëm të emergjencës 112 në QMK në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 2014 thirrje, nga të cilat 61.52% kanë qenë thirrje “reale” dhe 38,48% për nevoja të tjera që nuk ishin urgjente.
64,24% janë drejtuar në Polici, 12,36% në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, 2,65% tek Zjarrfikësit dhe 0,29% në LAMM.
Një pjesë e Maqedonisë është përfshirë nga stuhia ditën dhe natën e fundit, e ndjekur nga era e fortë, e cila ka shkaktuar dëme në disa rajone të vendit.
Nga QMK Rajonale Manastir njoftojnë se zjarrfikësit nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Manastir gjatë ditës kanë pasur një numër të madh të intervenimeve të cilat kanë ndodhur për shkak të stuhisë së fortë (erë e fortë mbi 60 km/h) që ka përfshirë rajonin e Manastirit në orët e pasdites.
QMK Tetovë njofton se në Gostivar nga ora 16.45 deri në ora 17.15 me 1 veturë PP dhe 3 zjarrfikës, kanë ndërhyrë teknike në një pemë të rënë në rr. “Nikola Parapunov” në Gostivar.
Zjarrfikësit kanë ndihmuar në pastrimin e pasojave të stuhisë në zonat urbane.