Uji i pijshëm në Krushevë i pasigurt, QMK u bën thirrje qytetarëve të mos e konsumojnë
Sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, uji i pijshëm në Krushevë është mikrobiologjikisht i pasigurt. Nga Qendra për Shëndet Publik në Prilep njoftojnë se, sipas mostrave të marra më 20 korrik, uji nga çezmat në lokalitetet Shën Petka, Krajpatna Benzinska, rajoni i Çreshovo Topçe, Kisha e Vjetër dhe rajoni poshtë hotelit Montana (Komuna e Krushevës) është mikrobiologjikisht i papërshtatshëm për pije. “Ndërmarrja Publike “Komuna” – Krushevë njofton se, për shkak të ndotjes bakteriologjike të ujit, për pije duhet të përdoret ujë i ambalazhuar, ndërsa për gatim dhe larje rekomandohet që uji të vlohet për të paktën 10 minuta para përdorimit”, thonë Qendra për Menaxhim me Kriza.








