Qytetarët: 20 vjet jetojmë me pasojat e BDI-së

Qytetarët: 20 vjet jetojmë me pasojat e BDI-së

Gazetar: Mefail Ismaili

Qytetarët nuk u besojnë deklaratave të BDI-së se është e gatshme të braktis kolltukun e pushtetit në interes të qytetarëve dhe me qëllim që të arrihen ndryshimet Kushtetuese. Ata thonë se pasojat që i vuajnë tani qytetarët dhe vendi janë rezultat i politikave 20 vjeçare të BDI-së.

20 vitet e fundit ne jemi më keq se në kohën e komunizmit. Ne vetëm që i kemi në karrige njerëzit tonë se diçka asgjë nuk ka. Sikur premtimet që i ka dhënë BDI-ja si ka dhënë askush, ama s’ka asgjë të bërë nga ajo.

Unë nuk besoj në asgjë që thotë BDI. Pse ashtu? sepse është, si të them, liderë në krim në 20 vitet e fundit, kjo është kjo.

Mua nuk më besohet. Kaq herë nuk ikën BDI-ja. Vetëm deklarativisht për ta hequr ndonjë emër që e kanë marrë më moti.

“Gjithçka është politikë, ata janë kolegë, do të hanë do të pinë bashkë dhe pastaj bëjnë sikur përlahen… Ata të gjithë viktimizohen kur do të duhet të nënshkruajnë nuk ka viktimë, zakonisht ikin nga shteti,” deklaruan disa qytetarë.

… Çështja e bullgarëve në Maqedoni dhe çështja e shqiptarëve në Maqedoni, mendoj sa unë kam pasur takim me Arbën Xhaferin kanë qenë çështje që është dashur të mbarojnë në vitin 2002. Ne jemi në vonesë 21 vjet…  arsyeja për mosbesim qëndron në faktin se janë në pyetje shumë interesa, prej tek ato politike edhe ato materiale, u shpreh një qytetar.

..se pas 20 viteve duan ta lënë pushtetin se besoj. Nuk ju besoj, këto politikanët tonë janë ashtu, nuk kanë etik morale, për këtë kohën time sa e njoh politikën, politikanët në Maqedoni nuk kanë etikë morale.

Ashtu! Asnjëherë. Por atëherë pse thonë ashtu? Po se janë azgana. Azgana bre janë azgana. Vetëm llafe janë këto vetëm llafe, u shprehën disa qytetarë.

Qytetarët thonë se ndryshime duhet të ketë patjetër dhe në skenën politike të vijnë politikan me ide të reja dhe me vizion për qytetarët dhe për shtetin. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button