Qytetarët e Maqedonisë do të mund të kalojnë transit nëpër Kosovë pa PCR test

Qeveria e Kosovës ka vendosur heqjen e PCR testit negativ për kalim transit nëpër territorin e Kosovës. Qytetarët të cilët frekuentojnë nga një pikë kufitare tokësore për një pikë tjetër, obligohen që të nënshkruajnë vetëm deklaratë se brenda 3 orësh do të lëshojnë territorin. Ata të cilët duhet të dalin nga pika kufitare përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” duhet të paraqesin biletën e udhëtimit. Testi mbetet obligativ në rast se shtetas jo të Kosovës duan të frekuentojnë në territorin e Kosovës.

Vendimet e Qeverisë së Kosovës
“Test PCR negativ nuk kërkohet për:
Shtetasit e vendeve të huaja të cilët kalojnë nga një pikë kufitare në pikë tjetër tokësore ose ajrore
Për transportuesit profesionistë (vozitësit)
Për transportet e organizuara publike me linja të rregullta ndërkombëtare tranzituese”.

Të hënën heqjen e PCR testit negativ do ta diskutojnë edhe autoritetet shëndetësore në vendin tonë. Burime nga Komisioni për Sëmundje Infektive tregojnë për Alsat se në mbledhjen e parë të javës së ardhshme Qeverisë do t’i rekomandohet heqja e testit. Ky vendim i tyre vjen pas reagimeve të shumta në opinion por kërkesës së Odave Ekonomike nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova të cilat kanë adresuar shqetësimet e tyre nëpër Qeveritë e dy vendeve dhe përfaqësitë diplomatike për shkak të humbjeve të mëdha ekonomike.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button