Qytetarët e RMV-së kanë paguar rreth 20 milionë euro për testet për Covid-19 në laboratorë privatë

Qytetarët e RMV-së kanë paguar rreth 20 milionë euro për testet për Covid-19 në laboratorë privatë

Kryetari i Entit Shtetëror për Auditimit, Maksim Acevski tha se ky institucion ka konstatuar se gjatë pandemisë qytetarët kanë paguar rreth 19.9 milionë euro për analizat e kovid-it në laboratorë privatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne si Ent Shtetëror për Auditim kemi zbuluar shumë situata interesante se rreth asaj se kanë arritur të fitojnë mjete disa institucione private shëndetësore. Duke marrë numrin e analizave të kryera për Covid-19 dhe duke aplikuar çmimin më të ulët të një testi, kemi konstatuar se nga qytetarët kanë humbur 19.9 milionë euro. Nëse në një moment të caktuar, në mes të një krize, shteti duhet të kishte sjellë një çmim të caktuar me të cilin do të rregullonte shërbimin e testimit për Covid-19, mbetet që opinioni dhe autoritetet kompetente të vendosin vetë nëse ka pasur nevojë për një veprim të tillë”, tha Acevski.

Acevski kritikoi edhe institucionet për injorimin e rekomandimeve dhe indikacioneve të ESHA-së, duke përmendur si shembull raportin e përgatitur para dhjetë viteve për gatishmërinë e shtetit për t’u përballur me një pandemi të mundshme.

“Gjatë asaj periudhe, përpara se të kishim njohuri se do të shfaqej Covid-19, ne zbuluam se shteti në thelb ka disa dobësi në mënyrën e përballjes me një pandemi. Konstatuam se nuk kemi ambiente të mjaftueshme akomoduese, konstatuam se nuk kemi mjaftueshëm punëtorë profesionistë që duhet të merren me këtë fushë, konstatuam se nuk ka staf të mjaftueshëm, se struktura e moshës së stafit nuk është e mjaftueshme, se ne nuk kemi mjete të mjaftueshme mjekësore, kemi konstatuar se nuk kemi hapësira për karantinë, por për fat të keq, pas atyre rekomandimeve dhe indikacioneve tona, në thelb nuk është marrë asgjë”, tha Acevski.

LEXO EDHE:

Back to top button