Qytetarët hapin dyert për regjistruesit

Filloi operacioni më i madh statistikor në vend, regjistrimi i popullsisë, i cili nuk është realizuar që nga viti 2002. Regjistruesit lokal dolën në terren në orët e para të mëngjesit. Po regjistrohen qytetarët, amvisëritë dhe banesat. Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave thotë se deri tani nuk është regjistruar asnjë problem, ose refuzim i qytetarëve për t’u regjistruar. Simovski tha se shpreson se në këtë mënyrë procesi do të vazhdojë deri në fund.

Nuk ka askund refuzime për regjistrim dhe nuk janë paraqitur aspak probleme teknike me sistemin. Ky regjistrim është pak më i sofistikuar se proceset paraprake. Shpresoj që këtë konstatim ta kem edhe pas 30 shtatorit”, tha Apostoll Simovski, drejtor i ESHS-së.

Zëvendësdrejtori, Ilmi Selami thotë se regjistruesit e kanë për detyrë disa herë të trokasin në derë derisa të regjistrohet çdo qytetar.

Çdo regjistrues e ka për obligim disa herë të shkon në derë tek qytetarët. Por ne shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë. Dëshirojmë që herën e parë kur trokitet në derë të hapet dera dhe të realizohet procesi i cili nuk merr pjesë më shumë se 20 minuta”, pohoi Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i ESHS-së.

Qytetarët bëjnë apel që procesi i regjistrimit të mos has në pengesa.

“Patjetër duhet pranuar regjistruesit dhe duhet të tregojmë atë që na duhet dhe siç duhet që të jemi të kompletuar si qytetarë”.

Regjistruesit janë të kënaqur me mikpritjen dhe garantojnë respektimin e masave anti-Kovid.

Shpresoj që të na hapen dyert gjithkund, por gjithkush ka mendimin e tij dhe pikëpamjet e tij dhe neve nuk mundemi me forcë t’i detyrojmë të regjistrohen. Siç e patë ishim jashtë, në distancë, me maska dhe duke respektuar të gjitha protokollet e nevojshme”, tha Borjan Kuzmanovski, Regjistrues lokal.

Regjistrimi do të zgjasë deri më 30 shtator. Përveç qytetarëve rezident po regjistrohet edhe diaspora. Gjatë regjistrimit në rast se qytetari nuk flet gjuhën e regjistruesit lokal, ka të drejtë të kërkojë regjistrues i cili flet të njëjtën gjuhë me të. Regjistruesit do të trokasin tre herë në derën e qytetarit dhe do t’i lënë numër kontakti, në rast se edhe këtë herë nuk hapet dera për realizimin e procesit statistikor, Enti Shtetëror i Statistikës njofton Ministrinë e Brendshme, ndërsa kjo e fundit në përputhje me ligjin shqipton gjoba të për të gjithë anëtarët e familjes. Kryeministri Zoran Zaev i bëri thirrje qytetarëve që të jenë partner në këtë proces të rëndësishëm për shtetin, institucionet dhe ekonominë e vendit. Regjistrimi i fundit është bërë në vitin 2002 ndërsa ai i vitit 2011 kishte dështuar që në nisje. Rezultatet e para nga regjistrimi do të dihen pas 4 muajve.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button