Qyteti i Shkupit: Kontroll inspektues i përforcuar për uljen e ndotjes së ajrit, javën e kaluar janë shqiptuar 20 dënime
Qyteti i Shkupit: Kontroll inspektues i përforcuar për uljen e ndotjes së ajrit, javën e kaluar janë shqiptuar 20 dënime
Inspektorët e Qytetit të Shkupit vazhdojnë me kontrollet e intensifikuara inspektuese në terren 24 orë, me qëllim të uljes së ndotjes së ajrit dhe mbrojtjes së mjedisit. Shqiptohen dënime pa kriter për të gjithë ata që nuk e respektojnë ligjin, ndotin mjedisin jetësor dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Qyteti i Shkupit vitin e kaluar ka shqiptuar gjoba nga 9 deri në 100 mijë euro për persona juridikë dhe gjoba përkatëse ndaj personave fizik, te të cilët është konstatuar se krijojnë deponi ilegale, i djegin dhe e shkelin ligjin, njoftuan sot nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në qytetin e Shkupit.
“Në kushtet e rritjes së ndotjes së ajrit të qytetit të Shkupit, përveç Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, në qytet janë gjithsej 14 institucione tjera që kanë kompetencë dhe obligim të veprojnë në rast të ndotjes së mjedisit dhe rrezikimit të shëndetit të qytetarëve. Ndër to janë, Ministria e Mjedisit Jetësor, Ministria e Punëve të Brendshme, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit, Shërbimet inspektuese të dhjetë komunave në qytetin e Shkupit”, theksuan nga atje.
Në kumtesë shtohet se deri më tani çdo ditë reagon vetëm Qyteti i Shkupit, “ndërsa të tjerët nuk veprojnë, edhe pse e kanë obligim ligjor.
Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, Qyteti i Shkupit zbaton masa specifike gjatë gjithë vitit, gjegjësisht jepen subvencione për inverterë, biçikleta, pastrim oxhaqesh, ndërrim të kulmeve nga azbesti.