Qyteti ‘unik’ norvegjez, Vadso kërkon të krijojë ditën 26-orëshe dhe orën me 13 numra

Qyteti ‘unik’ norvegjez, Vadso kërkon të krijojë ditën 26-orëshe dhe orën me 13 numra

Кrye bashkia e një qyteti verior norvegjez i ka shkruar Komisionit Evropian se kërkon të zgjasë ditën zyrtare të lokalitetit në 26 orë, ndërsa orën për matjen e saj do të arrijë deri në 13 ndarje. Rajoni arktik thotë se kërkon ndryshimin për t’u përshtatur më mirë “me stilin unik” të jetesës atje. Arsyeja e ndryshimit, sipas krye bashkiakes, Pederson është “celebrimi e promovimi” i mënyrës lokale të jetesës pasi vendi nuk po arrin të shtojë banorët e tij dhe ora e re mund të promovojë atë që vendi ofron. Ajo shton se rajoni ka një stil jetese më të ngadaltë dhe të bazuar te komuniteti. Edhe pse krye bashkiakja nuk ka shumë shpresa të plotësohet kjo kërkesë, në letrën për krerët e BE ajo shkruante: “Ne kemi këtë projekt për ‘Më shumë kohë’, me qëllim të celebrojmë e promovojmë stilin tonë unik të jetesës, peshkimin, gjuetinë shoqërinë me familjarët e studimin”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button